Programi i verifikimit të Nutella® “Cilësia jonë”

Nutella spread

Ekspertiza e SGS

SGS është shoqëria numër një në botë për inspektim, verifikim, testim dhe certifikim, e themeluar në vitin 1878 dhe me qendër në Zvicër. Si një ofrues i pavarur shërbimesh, SGS operon një rrjet global laboratorësh testimi me ekspertizë, përvojë dhe shtrirje në të gjithë botën.

Programi i Verifikimit ‘Cilësia jonë’

SGS kryen një program verifikimi për FERRERO, për të kontrolluar që kremi NUTELLA® dhe përbërësit e saj të plotësojnë disa standarde specifike të cilësisë.

Standardet e cilësisë verifikohen në mënyrë të pavarur nga SGS sipas kritereve të përcaktuara nga NUTELLA® në kuadër të programit të saj vullnetar. Ky program është një kombinim i auditeve, analizave laboratorike dhe monitorimit të tregut.

Ky Program Verifikimi bazohet në 4 shtylla:

  1. STANDARDET E CILËSISË

Përcaktimi i dokumenteve referencë që përfaqësojnë Standardet e Cilësisë për të cilat zbatohet ky Program Verifikimi. Në bazë të këtyre Standardeve të Cilësisë, SGS ka krijuar një Procedurë Standarde Operimi për zbatimin e tij

  2. AUDITET

Aktivitetet e verifikimit, të realizuara nga audituesit e SGS, për të konfirmuar që FERRERO të zbatojë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar - në kohë - përputhshmërinë me Standardet e Cilësisë të përcaktuara në Programin e Verifikimit. Aktiviteti i auditit përfshin dy hapa:

Zyrat Kryesore: auditi vjetor i planifikuar për verifikimin e kritereve për përzgjedhjen dhe mbikëqyrjen e furnitorëve dhe për të garantuar përputhshmërinë me Standardet e Cilësisë në Programin e Verifikimit “Cilësia jonë” të NUTELLA®

Impiantet e prodhimit: auditet vjetore, me njoftim dhe pa njoftim, në të gjitha impiantet e prodhimit nëpër botë ku prodhohet NUTELLA®. Gjatë këtyre auditeve, SGS verifikon që të plotësohet plani i kontrollit i përcaktuar nga FERRERO për çdo fazë prodhimi - që nga përbërësit e lëndës së parë deri te produkti final

  3. TESTIMI

Analizat e kryera në laboratorë të pavarur verifikojnë përputhshmërinë me Standardet e përcaktuara të Cilësisë. Këto analiza kryen te përbërësit dhe produktet finale të marra si kampion në çdo impiant ku prodhohet NUTELLA®

  4. MONITORIMI I TREGUT

Marrja rastësore dhe e përzgjedhur e kampioneve të produkteve të marra nga pika e shitjes për qëllime testimi dhe shqyrtimi të etiketave

Verifikimi i Standardeve të Cilësisë

Për të garantuar cilësinë e kremit NUTELLA® dhe përbërësve të saj, SGS kontrollon disa karakteristika specifike të cilësisë.

 

×

NUTELLA® është një markë e regjistruar e FERRERO.